Videoja e publikuar pak më parë nga faqja zyrtare e “Big Brother Vip”, ku shihej Egla e izoluar, bëri bujë në rrjet.
Pasi u tha se u skualifikua nëpërmjet zarfit të zi që mbërriti brenda shtëpisë, ditën e sotme u publikua videoja ku shihet se në fakt ajo nuk është skualifikuar, por është dënuar të qëndrojë e mbyllur në një dhomë të izoluar larg pjesës tjetër të banorëve.
E ndërkohë që publiku zien të zbulojë të vërtetën, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo video u publikua në Ditën e Gënjeshtrave, një deklaratë e Ledjonës i ka bërë lëmsh të gjithë.
Ditën e djeshme në “Fan Club” ajo u shpreh se e kishte takuar Eglën kur sapo doli jashtë shtëpisë dhe shtoi se ajo ndihej e lumtur që kishte dalë nga BBV dhe më në fund po shihte njerëz.
Pra, Ledjona na të kuptojmë se Egla ka dalë jashtë shtëpisë e më pas është kthyer sërish brenda, por në një tjetër ambient të izoluar larg banorëve, ndërkohë që produksioni na ka lënë të mendojmë se ajo ka qëndruar aty që prej momentit që u lexua zarfi dhe nuk ka dalë kurrë jashtë?
Shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me atë ç’ka ka ndodhur me Eglën, por çdo dyshim do të sqarohet ditën e nesërme.