Sara Hoxha duket se nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat
e Ledrit dhe ka vendosur të reagojë menjëherë me këtë veprim në rrjete sociale.
Ledri në programin e ri të Arbanës u shpreh se nuk i vjen keq për ndarjen por veç për Poin.
Ledri u shpreh se vemendja ndaj tyre ishte e pamundur për shkak të profilit të tij por nëse kjo e fundit do të donte ta mbante pak më private proffilin e saj mbase sot do të ishin bashkë.
Këto deklarata dhe shumë të tjera kanë bërë që sara të fshijë të gjitha kujtimet me Ledrin.
Blogerja ka zhdukur nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishte me reperin që prej fillimit të lidhjes së tyre.
Ledri ka qenë i pari ai që ka hequr fotot për shkak të projekteve të tij muzikore, ndërsa Sara vijonte të mbante ende në profil të gjitha kujtimet.