Home Këshilla Shëndeti Lythat, kërcënim i heshtur i trupit! Ylli Merja prezanton bimën që i...

Lythat, kërcënim i heshtur i trupit! Ylli Merja prezanton bimën që i zhduk plotësisht ato me…

65
0

Trajtimi bimor për largimin e lythave në lëkurë. Arsyet shëndetësore përse shkaktohen dhe cilat janë alternativat popullore të zhdukjes së tyre.

Ylli Merja, Lythat

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë të lëkurës, lythat. Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre.

Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV.

Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.

Ekzistojnë disa lloje lythash si: lythat e sheshtë sipërfaqësore deri 3mm lartësi, lythat gjenitale, lythat shputorë, lythat në qafë dhe lythat në qafë veruka deri 20mm. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave si:

– Papilomat (verukat) në qafë përfaqësojnë tumore të ndryshme në lëkurë, më së shumti beninje

– Shkaktohen nga depërtimi i virusit HPV në trup

– Ulja e rezistencës së organizmit, virusi fillon të agresivizohet

– Parazitët në organizëm shkaktojnë kruarje në qafë dhe kjo sjell si pasojë krijimin e papilomave në qafë

– Infeks-vertikal, nëna infekton fëmijën që në fetus

– Infeksion i kontaktit

– Sëmundjet e sistemit të tretjes

– Hipo vitaminoza që shoqërohet me ulje të rezistencës trupore

– Mos funksionimi i sistemit hormonal

Trajtimi i lythave është shumë i rëndësishëm, Merja thekson se ato janë një kërcënim i heshtur i trupit nëse nuk trajtohen me kujdes. Bima e tambëlgjakut është një nga bimët më të mira për eleminimin dhe zhdukjen e plotë të tyre. Gjithashtu molla e egër është e mirë, qumështi i fikut, aloe vera, kalendula, rrënjë rradhiqe, lëvore shelgu dhe mustaqe misri. Këto bimë mund të konsumohen si çaj dhe gjithashtu përdoren në lyrjen e lythave.

Specialisti Merja sugjeroi dhe disa receta bimore shumë efikase në trajtimin e lythave:

– Zieni 4-5 minuta bimë të tambëlgjakut një dorë në 0.5 litra ujë. Me çajin lani verukat 2 herë në ditë si dhe pini dy filxhanë çaji në ditë pas buke. Kjo kurë vazhdon një javë.

– Trajtimi i HPV në qafë: Shtrydhim 2 thelpinj hudhra, i përziejmë me 3-4 pika jod. I lyejmë lythat dy herë në ditë për 4 ditë rradhazi.

– Shtrydhim 2 thelpinj hudhër. Lëngun e përziejmë me 5 pika qumësht fiku. Lyejmë verukat dy herë në ditë. Derisa të bien mos i lagni me ujë!

– Përtypim në dhëmbë fara të bimës torilis nodosa 1 gramë në ditë. Kura vazhdon 5-6 ditë.

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person./Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here