Home tvshow “Ma theu zemrën!”, Selimja i jep fund martesës 45-vjeçare: Më la të...

“Ma theu zemrën!”, Selimja i jep fund martesës 45-vjeçare: Më la të vetme me 3 fëmijë për 15 vjet me tradhtoj me shoqen e..

290

Selimja është gati që t’i japë fund martesës së saj 45-vjeçare.

 

“Ma theu zemrën!”, Selimja i jep fund martesës 45-vjeçare: Më la të vetme me 3 fëmijë për 15 vjet me tradhtoj me shoqen e..

Tashmë ajo dhe bashkëshorti, Yzeiri janë ndarë prej 10 vjetësh por nuk janë divorcuar ende.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se ai ka kaluar pasuritë e tyre në Shqipëri e Greqi duke lënë jashtë Selimen.

Për këtë, ai ka përdorur Tomorrin, vëllain e Selimes duke i dhënë një prokurë që të ndiqte procedurat në Shqipëri. Selimja u përball në “Shihemi në Gjyq” me vëllain e saj për këtë, i cili e pranoi gabimin e tij dhe ajo kërkon pjesën e saj.

 

Sipas ligjit, Selimes do t’i kthehet gjithçka që i takon por martesën do që ta ndërpresë.

Ajo është e prekur edhe nga tradhtia e bashkëshortit që e rrëfeu gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dashuria e mëparshme për të është kthyer në një zhgënjim sepse i ka thyer zemrën.

 

Eni Çobani: Ai e kërkon divorcin?

Selimja: Unë po se ka një vit s’flet me mua ai!

Eni Çobani: Atëherë do fillosh…

Selimja: Ç’e dua? Kam 10 vjet.

 

Eni Çobani: Po pse ç’e dua?

 

Selimja: Po s’e dua më! E doja shumë por ma theu zemrën! Më ka bërë gjithë këto… ç’e dua më? Ia fshin emrin nënës së fëmijëve dhe i thua s’të kam në listë as të gjallë, as të vdekur!

Eni Çobani: Po ndoshta kthehet Yzeiri, çfarë do t’i thuash?

Selimja: Mirë, thirre. Në qoftë se kthehet gratë ulen gjithmonë të shkretat, por unë për veten time ma ka thyer zemrën, nuk e dua.

Eni Çobani: Po the këtë fjalë ai nuk vjen, po the ndonjë fjalë që kthehu dhe vazhdojmë familjen, ndoshta kthehet.

Ardit Gjebrea: Ndoshta këtë herë duhet t’ia kërkojë ai zonjës.

Selimja: Të m’i kthejë të gjitha këto dhe të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Jo me video e telefonata të merret, por edhe me televizione për mua se është një çikë i zgjuar ai, do ta shikosh ti. Por mua nuk ma hedh dot ai kështu mbrapa krahëve. E kapa një çikë me vonesë se unë isha në gjumë, bëja punë dhe gjumë por më erdhi dita.

Eni Çobani: Çfarë kape me vonesë? Kape me vonesë këtë lidhjen tjetër apo si?

Selimja: Shikoja punën, shikoja kalamajtë. Më ka lënë 15 vjet vetëm në shtëpi dhe vinte një herë në vit nga Greqia, një herë nuk i kërkova llogari “pse s’bie lekë”, vetëm me forcat e mia. Mbaja lopë, pula, rrisja kalamajtë. M’i ka lënë të tre si zogjtë e korrentit dhe jam shumë e prekur./tvklan.al