Home Të Fundit ‘Mami më lindi kur ishte 16 vjec, prindërit mu divorcuan…’ Mes lotësh,...

‘Mami më lindi kur ishte 16 vjec, prindërit mu divorcuan…’ Mes lotësh, Graciano tregon kalvarin e jetës së tij ‘Babai im është vetëm sot, unë i co…’

215

Balerini Graciano Tagani ka rrëfyer historinë e jetës së tij, e cila ka qenë jo pak e lehtë.

 

'Mami më lindi kur ishte 16 vjec, prindërit mu divorcuan...' Mes lotësh, Graciano tregon kalvarin e jetës së tij 'Babai im është vetëm sot, unë i co...'

Banori i Big Brother VIP ka treguar se nëna e tij ka qenë 16 vjeçe kur e ka lindur,

 

ndërsa kur ai ishte vetëm 6 muajsh prindërit u divorcuan.

 

Mes lotësh balerini thotë se i ati abuzonte me alkoolin ndaj marrëdhënia e prindërve nuk kishte ecur.

Por pavarësisht të gjitha situatave, ai ruan raportet me të atin edhe pse ai tashmë është i vetëm.

 

Graciano tha se i çon darkën të atit, ndërsa kishte edhe një mesazh për të: “Jam krenar për ty”, tha Graciano.

“Erdha në jetë në 1992 nga dy prindër që duheshin shumë. Imë më në atë kohë ishte 16 vjeçe kur më lindi mua. Jam rritur nga mami dhe nëna.

 

Nuk jam rritur si të gjithë të tjerët që kishin një familje të shëndetshme, pasi prindërit u divorcuan kur unë isha vetëm 3 muajsh.

 

Im atë në atë kohë filloi alkoolin dhe nuk shkonte marrëdhënia. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Fëmijëri ime ka qenë shumë e ndrydhur.

Ëndrra ime për baletin ka filluar që 4 vjec kur unë mamit i thosha mos më bli asnjë patatinë, asnjë çokollatë sepse unë doja baletin.

Baleti vazhdonte 2-3 orë në ditë dhe nuk kisha kohë të lozja dhe fëmijët e tjera i shikoja nga dritarja kur loznin. Mbaj mend që kur kam dal njëherë më kanë tallur, më thoshin ik se ti je balerin, ik se ti nuk ke baba.

 

Fjalët e time më ishin që ti mos u dorëzo, ajo më dha forcën për t’i parë gjërat ndryshe.

 

Në gjithë këto vite babi ishte i largët, e kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, por nuk erdhi kurrë.

Vështirësia më e madhe ka qenë kur unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe një ditë të bukur vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia. Ngelëm në rrugë, im atë ka dy tre varësi.

 

Vila e babit u dha për pallat. Më dhuroi mua shtëpinë dhe kishte edhe tre të tjera vetë dhe për 6 muaj nuk i pati më.

Edhe pse nuk ishte kurrë aty për mua e pati jetën shumë të vështirë. Alkooli varësitë problemet… Nuk e gjykoj, as ai nuk desh mos të ishte me mamin afër.

Ai sot e kësaj dite është vetëm, unë i çoj darkën, gjithmonë e pyes. Po ta kisha babin përballë do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, ka rrëfyer mes lotësh Graciano.