Home Të Fundit ‘Mami të kërkon, babi qanë me foton, pyet ngado a po kthehet...

‘Mami të kërkon, babi qanë me foton, pyet ngado a po kthehet djali në shtëpi…’ RRENQETHESE! Sheila Haxhiraj bënë DEDIKIMIN e ndjerë për vd*kjen e vëllait

12
0

Kjo ditëlindje e 31-të e gjeti Sheilën të shkatërruar, me zemrën “copë e çikë” dhe me sytë drejtuar nga qielli.

 

'Mami të kërkon, babi qanë me foton, pyet ngado a po kthehet djali në shtëpi...' RRENQETHESE! Sheila Haxhiraj bënë DEDIKIMIN e ndjerë për vd*kjen e vëllait

Në telefonin e saj këtë vit mungoi urimi nga njeriu i saj i zemrës, mungoi kënga e ditëlindjes, mungoi përqafimi i ngrohtë nga gjysma e shpirtit të saj, vëllai.

Në këtë ditë, këngëtarja ka ardhur me një dedikim për vëllain e saj Henri Haxhiraj, i cili mesditën e 15 tetorit i dha fund jetës.

“E dërrmuar” me mallin që po i “djeg shpirtin” çdo ditë, Sheila ka treguar mes rreshtave dhe me zërin e saj se çfarë boshllëku dhe dhimbje ka lënë në familje Henri me ikjen e tij.

“O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi”, thotë Sheila në një pjesë të këngës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here