Home Të Fundit ‘Martini ishte fëmijë i qetë…’ Dhimbje dhe lot për humbjen e 14...

‘Martini ishte fëmijë i qetë…’ Dhimbje dhe lot për humbjen e 14 vjecarit në Tiranë! Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tr0nditëse e ditës së sotme

10
0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga dy nxënës të klasës të klasës së nëntë.

 

'Martini ishte fëmijë i qetë...' Dhimbje dhe lot për humbjen e 14 vjecarit në Tiranë! Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tr0nditëse e ditës së sotme

Të gjithë të miturit e përfshirë në ngjarjen e rëndë ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, por në klasa paralele.

Një ish-nxënës i shkollës në fjalë dhe një ish-shok skuadre me viktimën kanë rrëfyer në redaksinë e JOQ Albania se cili dyshohet se ishte shkaku i ngjarjes që shkaktoi sherrin që përfundoi tragjikisht për 14-vjeçarin e quajtur Martin, i cili ishte futbollist dhe luante me U15 e skuadrës së Dinamos.

Të dy raportuan për JOQ Albania se shkaku i zënkës midis adoleshentëve ka qenë një vajzë në klasën e 9-të.

Sipas tyre, vajza në fjalë kishte komunikim me viktimën dhe të miturin e plagosur që ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ish-nxënësi i shkollës i cili kishte njohje me nxënës të tjerë që njihnin viktimën, shpjegoi se konflikti kishte nisur që të premten për shkak të një vajze, e cila fliste me të dy djemtë e përfshirë.

Pas tensioneve që u shfaqën me përleshje fizike atë ditë, situata eskaloi në ngjarjen fatale të së hënës.

Një tjetër dëshmi erdhi nga një ish-shok skuadre i viktimës në futboll, i cili e përshkroi Martinin si një djalë të sjellshëm dhe me pasion për futbollin.

“Martini ishte një fëmijë i qetë, respektonte më të rriturit dhe nuk kishte konflikte as me fjalë, as me veprime,” tha ish-shoku i ekipit ndër të tjera.

Ai tha se Martini kishte luajtur më parë për ekipin U-15 të Partizanit, por së fundmi ishte transferuar te Dinamo. “Edhe kur ngacmohej, ai e injoronte dhe nuk kthehej me reagim të keq,” vazhdoi ai.

Ngjarja e fundit e tronditi thellë të gjithë të njohurit e tij, pasi askush nuk e priste që Martini të përfshihej në një situatë të tillë.

Dëshmia e ish-nxënësit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”:

Te gjithe te perfshiret ne sherr ishin nxenes te klases se nente. Ishin nga klasa paralele. Shkaku ishte nje vajze e cila fliste me te dy djemte e plagosur dhe si pasoje e ksaj gjeje sherri nisi qe diten e premte ku nxenesit u rrahen me grushta.

Pra i gjithe shkaku nje vajze qe gjithashtu ishte ne klasen e 9 dhe ne te njejten klase me nxenesin qe esht ne spital ne gjendje stabel. Jam ish nxenes i asaj shkolle dhe kam mar informata nga nxenes qe e kane shok viktimen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here