Këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Shkenda Dubova i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj disa vjeçare me sipërmarrësin që jeton dhe punon në Zvicër.
E nuk kishte se si në dasmën e këngëtares të mungonte një ceremoni e mbushur plotë me surpriza dhe e shoqëruar gjithë kohën me atmosferë të zjarrtë.
Në nisje të dasmës, Shkenda hyri brenda ambienteve të lokalit kapur për dore me biznesmenin teksa këndonte “Ani more djalë përpara bajrakut”.
Në dasmën e këngëtares kanë performuar dhe disa kolegë të saj, të cilët kanë ndezur atmosferën, ku mes tyre Aurela Gaçe, Ylli Limani apo edhe Alban Skenderaj.
Po ashtu në dasmë kanë qenë të pranishëm shumë personazhe VIP si Rike Roçi, Vesa Smolica, Ana Kabashi, Labinot Gashi etj.
Nje surprize e madhe kengetares i ka ardhur dhe nga mamaja e saj, ku eshte e ema i ka ftuar ne dasme kengetarin e madh Alban Skenderaj.
Ky i fundit ka performuar dhe ka me kenget e tij ka percjell aq shume emocione.