Home Këshilla Shëndeti Mbani virozat larg, forconi imunitetin! Ylli Merja: Ja bimët dhe erëzat më...

Mbani virozat larg, forconi imunitetin! Ylli Merja: Ja bimët dhe erëzat më të mira, mos iu ndani sepse…

20
0
Ylli Merja, Virozat

Në ditët e sotme për shumë prej nesh, imuniteti është bërë më i rëndësishëm se kurrë.

Mbani virozat larg, forconi imunitetin! Ylli Merja: Ja bimët dhe erëzat më të mira, mos iu ndani sepse...

Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar.

Është e nevojshme që shpeshherë të marrim masa për ruajtjen e sistemit imunitar të fortë e të qëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Disa persona janë shpesh më të prekur nga ndryshimet klimaterike dhe si pasojë organizmi mund të humbasë imunitetin duke marrë viruse të ndryshme.

Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave.

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira antivirale, të cilat janë të shkëlqyera për imunitetin dhe mund të përdoren në çajra apo kura për shëndetin.

“Bimët antivirale që forcojnë imunitetin dhe luftojnë viruset janë të shumta, dhe madje gjenden në dollapin tonë të kuzhinës” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës duke vijuar se bimët antivirale ndahen në dy grupe, në bimët që rrisin rezistencën e trupit, rrisin rruazat e bardha të gjakut, leukocitet si: fshesa e keqe, e cila konsumohet në një gotë ujë të zier me 2-3 fije; samza – në mëngjes konsumohet 1 lugë kafe në ditë, rrit rruazat e kuqe të gjakut, eritrocitet; dafina – përmirëson oreksin, lehtëson frymëmarrjen, lufton bronkitin, qetëson kollën”.

Nga ana tjetër, thekson Merja kemi bimët që ulin shkallën virale të organizmit dhe forcojnë imunitetin si pelina e ëmbël, trëndafili i shkëmbit, i cili ka aftësi të frenojë zhvillimin e procesit të shtimit të ADN-së dhe ARN-së së virusit HIV (virusi i imunitetit të njeriut). Të tjera bimë që frenojnë viruset me veti të forta antivirale janë anisa, mersina, borziloku, sherebela, çaji i malit, karafili, trëndafili i egër, kanella, piperi i zi i cili përmban piperinë, përbërës aktiv antiviral dhe antibakterial.

“Gjithashtu, rigoni i bardhë përmban rreth 50-55 përbërës kimik, ndër ta më të fortët timoli dha karvakroli, vitaminë E, B4, B3, B6, B8, C, tiamine dhe karotine. Shega është një antivirale e fuqishme, antibakteriale, antiinflamatore, ndërsa kalaminta qetëson dhimbjet e barkut, diarrenë, përmirëson vështirësitë në frymëmarrje” nënvizon Merja.

Nëse do t’i referohemi përvojës mijëravjeçare të popullit, komponimet që përmbajnë squfur zhdukin dhe sulmojnë në mënyrë më të ashpër virusin, tregon Merja. Qepa dhe hudhrat janë ushqimet më të mira që përmbajnë komponentë të fortë antibakterial.

“Hudhra duhet shtypur kur të konsumohet, është shumë mirë të përdorim një thelpi hudhër të shtypur me kos në mëngjes. Në rast të virozave qepën dhe hudhrën duhet ta marrim të pa gatuar për të marrë të gjitha substancat natyrale të paoksiduara. Qepën e shtypim ose e presim në feta, e vendosim në një kavanoz me ujë të ngrohtë dhe e lëmë tërë natën. Ose akoma më mirë, mund të realizojmë një përzierje me 1 qepë të kuqe, 120 gr xhinxhër, i grijmë të dyja së bashku dhe për të shumëfishuar vetinë antivirale shtojmë 1 lugë gjelle jamball të bluar dhe 4-5 lugë mjaltë. Nga kjo masë konsumojmë 1-2 lugë në ditë dhe njeriu merr një antiviral mbrojtës” – këshillon Merja duke vijuar se një supë me lëng pule, karota, limon, rigon dhe piper të zi, rrit rezistencën e organizmit në raste virale dhe përmirëson oreksin.

I pyetur nga moderatorja në lidhje me virozat që janë aktualisht në qarkullim, ku kemi një ankesë për diarrenë si simptomë e parë dhe më shqetësuese, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se ka një zgjidhje shumë të mirë për diarrenë.

“Një probiotik i mrekullueshëm është ftoi. Marrim një ftua e pjekim në furrën e sobës në 100-110 gradë, e lëmë të ftohet pak, e presim në feta dhe çdo fetë e shoqërojmë me pak mjaltë dhe pluhur rigoni përsipër. Pas konsumimit është e rëndësishme që ne të shtojmë florën e mirë bakteriale të zorrës ku përdorim kos me pak nenexhik dhe pak niseshte. Në drekë është shumë mirë që të konsumohet pilaf me pak kos. Duke qenë se diarreja sjell një dehidratim të organizmit duhet të konsumohen 1-2 gota çaj me trëndafil të egër apo 1-2 gota me boronicë” sugjeron Merja.

Nga ana tjetër kemi Aromaterapinë si metodë shëruese holistike, bazohet në përdorimin e vajrave esencial, liron rrugët respiratore të frymëmarrjes, ul agresivitetin viral dhe bakterial, frenon rrufën, sinositin, bronkitin, spazmat në frymëmarrje. Bimët më të suksesshme që lëshojnë aroma nëpër të gjithë ambjentin janë: eukalipsi, mendra, dafina, mente, livando, sherebela dhe portokalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here