Home Të Fundit Mbrëmje e errët e mbytur në dhimbje! Vr*tet 28 vjecari në zemër...

Mbrëmje e errët e mbytur në dhimbje! Vr*tet 28 vjecari në zemër të Tiranës. Zbardhen detajet nga ngjarja tronditëse

13
0

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u vra me armë zjarri me silenciator 28-vjeçari Klajdi Prendi.

 

Mbrëmje e errët e mbytur në dhimbje! Vr*tet 28 vjecari në zemër të Tiranës. Zbardhen detajet nga ngjarja tronditëse

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.

Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here