Home Të Fundit ‘Me bidonin dhe cakmakun në dorë, zonja…’ Banesat do iu shemben, banorët...

‘Me bidonin dhe cakmakun në dorë, zonja…’ Banesat do iu shemben, banorët e Bërxullës k*rcënojnë se do u vene flaken vetes

140

6 familje në zonën e Bërxullës në Tiranë janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre nga aksi Thumanë-Kashar.

 

'Me bidonin dhe cakmakun në dorë, zonja...' Banesat do iu shemben, banorët e Bërxullës k*rcënojnë se do u vene flaken vetes

Nga ky plan ndërtimi preken 40 anëtarë familjesh dhe kërkesa e tyre e vetme është dëmshpërblimi ose dhënia e çelësave në dorë për banesat e reja.

 

Të rritur e fëmijë janë ngjitur sot në tarracat e banesave dhe me shishe benzine në duar kanë kërcënuar se do të vetëflijohen nëse IKMT iu prish banesat pa përmbushur kërkesat e tyre.

 

Ata thonë se kanë 30 vite që jetojnë në këto shtëpi dhe shembja e tyre e papritur nuk është e ligjshme

 

pasi më datë 10 maj janë njoftuar për këtë proces. Edhe për legalizimin, ata thonë se kanë aplikuar që në 2014 por askush s’iu ka dhënë dokumentet në dorë pasi ata që kanë përfituar janë ata që kanë paguar.

Banorët kërcënojnë se do të vetëdigjen me benzinë nëse shteti nuk i dëmshpërblen ashtu siç duhet.