Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”,
këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania” të mbajtur gjatë verës së këtij viti.
Ai rrëfeu se rol vendimtar në këtë projekt, ka pasur këmbëngulja dhe mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij Miriam Cani. Për vite me radhë, Miriami kishte ngulmuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.
“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se kishte pasur biseda dhe debate të shumta që i çuan në këtë vendim.
“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh këngëtari me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap. Versus.al