Aktorja Arjola Demiri e cila prej disa kohësh po qëndron e tërhequr nga ekrani, ka ndarë së fundmi një të papritur me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo tregon se një problem me syrin e saj i prishi planet për një super set fotografik që kishte menduar me rastin e ditëlindjes së saj.
Jeta personale e aktores ka krijuar gjithmonë një interes të madh për publikun.
E ftuar pak kohë më parë në “Living Room” Arjola u shpreh e prerë se nuk ka në plan të martohet sërish.
Sipas saj nëna dhe fëmijët e saj bëjnë familjen perfekte.