Home tvshow ME NE FUND! Sara Hoxha dhe Ledri Vula, sërish në krahët e...

ME NE FUND! Sara Hoxha dhe Ledri Vula, sërish në krahët e njëri-tjetrit, konfirmohet ribashkimi i çiftit!

273
0

Prej një viti tashmë po përflitet marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës,

 

ME NE FUND! Sara Hoxha dhe Ledri Vula, sërish në krahët e njëri-tjetrit, konfirmohet ribashkimi i çiftit!

të cilët deri tani mendonim se i kishin thënë fund marrëdhënies së tyre, por me sa duket historia ka ndryshuar tashmë për çiftin.

Burime të sigurta pranë dyshes për revistën “Class” kanë konfirmuar se ata janë në krahët e njëri-tjetrit sërish. “Krizë ka patur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet”- rrëfen burimi, duke shtuar se: “Tani kanë gjetur rrugët për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur.”

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.

“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.

E ftuar pak javë më parë “Në Kurthin e Piter Pan” Sara nuk foli drejtpërdrejt për raportin e tyre. Por, në deklaratat e saj shihej një klimë e mirë. Ajo tha se nuk është martuar me Ledrin, por është partnerja e tij, pa përdorur fjalën ish.

Mes të tjerave, Sara tha se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë.

“Unë nuk jam martuar akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë që…”

Këto konfirmime nga burime të afërta të çiftit kanë ardhur vetëm pak ditë më parë në “Trotuar”, Anaid Kaloti konfirmoi i sigurt se Sara dhe Ledri u ndanë për shkak të tradhtisë së njërës nga palët, pa u ndalur në detaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here