Aksidenti i rëndë me 8 të vdekur në Këlcyrë ndodhi gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.
Sokol Ismeti është shoferi nga Shkodra që po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet.
Në momentin që shoferi i mjetit ti “Benz” pa se u pikas nga patrullat e policisë në këtë aks rrugor,
me shpejtësi shumë të lartë është përpjekur t’iu shpëtojë.
Nga shpejtësia e lartë shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe
nga një lartësi ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Nga pamjet që sjell Newsbomb, duket që automjeti ku po udhëtonin 8 viktima është shkatërruar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes ndodhet ende policia, prokurori, si edhe Drejtori Vendor i Policisë,
Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Aksident me 8 viktima në Këlcyrë, humbin jetën 7 klandestinë dhe shoferi shkodran
Policia:
Këlcyrë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes
së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.