Home Të Fundit ME TE DHIMBT SHPIRTI/ Tre gra humbin jetën në Tiranë, dy u...

ME TE DHIMBT SHPIRTI/ Tre gra humbin jetën në Tiranë, dy u hodhën, tjetra ra nga ballkoni.

18

Tre ngjarje të rënda janë regjistruar në harkun kohor të pak orëve këtë të enjte në kryeqytet.

 

ME TE DHIMBT SHPIRTI/ Tre gra humbin jetën në Tiranë, dy u hodhën, tjetra ra nga ballkoni.

Sipas TVA News, një vajzë dhe dy gra kanë humbur jetën pasi janë rrëzuar nga lartësitë e ndërtesave.

E para ishte 81-vjeçarja S. H., e cila dyshohet të jetë vetëhedhur nga lartësia e banesës në zonën e Medresesë,

e për pasojë ka humbur jetën.Ngjarja e dytë ka të bëjë me një vajzë 23-vjeçare, N. L., e cila dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën ‘Asim Vokshi’.

Sipas policisë, mendohet se e reja vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ajo humbi jetën nga dëmtimet e marra.

Së fundmi një tjetër rast i rëndë është regjistruar në kryqëzimin e rrugës ‘Medar Shtylla’ dhe ‘Sulejman Delvina’,

ku 68-vjeçarja me inicialet M. S., teksa ka qenë duke pastruar dritaret e banesës së saj, është rrëzuar nga lartësia e katit të gjashtë.

Për pasojë dhe kjo grua ka humbur jetën.Grupet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e rasteve.