Home Të Fundit ‘Me zemrën time…Me botën time…’ ja cfarë postonte babai i arrestuar për...

‘Me zemrën time…Me botën time…’ ja cfarë postonte babai i arrestuar për zhdukjen e nënës me fëmijët e tij

203

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e Shkodrës ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj

 

'Me zemrën time...Me botën time...' ja cfarë postonte babai i arrestuar për zhdukjen e nënës me fëmijët e tij

rezulton e zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.

Arazi në Facebook rezulton të ketë foto më të shpeshta me fëmijët, duke i etiketuar si “dashuria e babit,

mbreti i babit”, sikurse vërehen dhe etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë.

 

Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.

Shkodër, Policia del me deklaratë: 39-vjeçari i dhunonte! Vajza 9 vjeçe u vetëmbyt në lumin Bunë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

 

Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

 

 

'Me zemrën time...Me botën time...' ja cfarë postonte babai i arrestuar për zhdukjen e nënës me fëmijët e tij