Astrologe Meri Gjini, në studion e “7pa5” në Vizion Plus ka thënë se ditët e fundit të tetorit do jenë të mbushura me tensione dhe të papritura.
Një këshillë nga astrologia ishtë për jetën personale.
“Ruani komunikimin në çift pasi gjërat mund të marrin një drejtim që nuk e presim dhe nuk na pëlqen.
Duhet të ndani mendjen për gjërat e domosdoshme. Faktori i të papriturës do përcaktojë ngjyrën e javës”, u shpreh Meri.
Konkretisht këtë këshillë astrologia e dha për shenjën e Akrepit.
Akrepi
Kujdesi në jetën personale do jetë shumë i rëndësishëm. Diskutimet nisen për gjë tjetër dhe lehtësisht mund të marrin një formë jo të këndshme.
Ndarjet do jenë prezent, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Urani është ballë për ballë jush.
Mund të keni ndryshime të ndjeshme edhe në strukturën e punës, por rezulton shumë mirë. Diellin e kanë me vete, mërkuri është te ata, prandaj i kanë të gjitha mundësitë t’i marrin më të mirën kësaj periudhe./vizionplus.tv