Home tvshow Meritoni sulmon Ledion Licon: Bën batuta sikur ha…

Meritoni sulmon Ledion Licon: Bën batuta sikur ha…

70

Një tjetër banor ka shprehur hapur pakënaqësi ndaj produksionit të “Big Brother Vip”.

 

Meritoni sulmon Ledion Licon: Bën batuta sikur ha...

Meriton Mjekiqi në përfundim të spektaklit të djeshëm u shpreh i revoltuar nga batutat e Ledion Licos,

 

pasi ai kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Meritoni duket se nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme. Ai madje ka insistuar të mos e vendosë atë edhe nëse në shtëpi vjen një zarf për ndëshkimin e tij.

“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni.

Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin, dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh, por më kot.

Françeska: Nuk ia vlen

Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?

Meritoni: Të sjellin zarfin e zi

Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën

Meritoni: Pa merak

Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?

Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë

Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes