Home ShowBizzi Mikela dhe Efi i japin fund miqësisë? Ja veprimi i ish-banoreve të...

Mikela dhe Efi i japin fund miqësisë? Ja veprimi i ish-banoreve të BBV që ngriti dyshime te ndjekësit

21
0

Miqësia e Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës është komentuar herë pas here nga fansat e tyre.

Mikela dhe Efi i japin fund miqësisë? Ja veprimi i ish-banoreve të BBV që ngriti dyshime te ndjekësit

Shpesh këta të fundit kanë dyshuar se shoqëria mes vajzave ka përfunduar, por ato e kanë hedhur poshtë duke thënë se për shkak të angazhimeve të tyre nuk takohen shpesh.

Madje Efi ishte e ftuar edhe te festa që Mikela bëri disa javë më parë kur zbuloi gjininë e bebit që po pret.

Por tani më duket se vajzat nuk janë më shoqe, kjo dhe nga fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga “Instagram”-i, ndonëse ende nuk dihen detaje.

Kujtojmë se Mikela dhe Efi u njohën vite më parë në emisionin “Përputhen” dhe vazhduan për disa vite shoqërinë teksa e quanin njëra-tjetrën motër. E jo vetëm kaq, pasi ato nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën edhe pa Mikelën.

Por sërish dëshmuan se kanë miqësi, aq më tepër që partneri i Mikelës bashkëpunonte me Efin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here