Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit ka mbledhur shumë qytetarë
e personazhe VIP mes tyre Olti Curri, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.Pjesë e protestës
ka qenë edhe tezja e Martinit e cila ka humbur ndjenjat teksa kërkonte drejtësi për nipin e saj. Qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë në mungesë të ambulancës.
Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit Martin Cani.
“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Mos e provoftë njeri këtë dhimbje.
Faleminderit për mbështetjen. Me respekt Florina Cani”-lexoi protestuesja mësuesin.