Ishte drithërues takimi mes Romeo Veshajt dhe të vëllait të tij, Marios.
Pas një rrëfimi emocionues në linjën e jetës, Romeo u surprizua nga vëllai i tij i vogël Mario, ku banori shpërtheu në lot.
“Nuk bëj dot pa familjen. Kam luftuar gjithë jetën që të jemi bashkë, unë Doni Mario, mami dhe babi. Ëndrra ime është që të jemi gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm. E harroj që më ndjekin”- shpreh Romeo.
“Nëse do jesh brenda, dhe dy javës duhet të jesh më zjarr se kurrë, është fundi. Mos u dorëzo, të dua shumë mos u dorëzo”-ishte mesazhi i Marios për Romeon.
Pas takimit, Mario mori edhe një ‘ftesë’.
Ledion Liço: Ka dalë një batutë nuk ka Big Brother do vish vitin tjetër?
Mario: Po të vij unë prap surprizat janë harxhuar, i bie do vijë fisi.
Ledion: Jo jo nuk duam, do marrim mamin dhe babin.