Home Të Fundit MOTI BENE KTHESEN DRASTIKE: Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ja cfarë pritet...

MOTI BENE KTHESEN DRASTIKE: Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ja cfarë pritet të ndodh javën e ardhshme me kushtet atmosferike

11

Javën që vjen vendi ynë, pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

 

MOTI BENE KTHESEN DRASTIKE: Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ja cfarë pritet të ndodh javën e ardhshme me kushtet atmosferike
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.

Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë në mesditë dhe pasdite, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra.

Ditën e enjte dhe të premte, reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut, fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sa i përket fushës termike, pritet të kemi një rënie graduale të temperaturave deri ditën e enjte, ndërsa ditën e premte pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.