Home tvshow Motori del jashtë kontrollit dhe përplaset, transportohen me urgjencë në spital babë...

Motori del jashtë kontrollit dhe përplaset, transportohen me urgjencë në spital babë e bir

66

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Motori del jashtë kontrollit dhe përplaset, transportohen me urgjencë në spital babë e bir

 

 

Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Më tej bëhet me dije se shoferi 38-vjeçar me iniciale N. K. së bashku me djalin e tij të mitur 14-vjeçar kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.