Home tvshow NA GENJEU? Juli tha se ishte i pari në Portokalli – Gent...

NA GENJEU? Juli tha se ishte i pari në Portokalli – Gent Bejko përgënjeshtron aktorin, tregon historinë e plotë!

95

Rrëfimet personale në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se kanë ndezur

NA GENJEU? Juli tha se ishte i pari në Portokalli – Gent Bejko përgënjeshtron aktorin, tregon historinë e plotë!

 

diskutime edhe jashtë shtëpisë më të famshme. Disa ditë më parë,

Jul Deda ka treguar se si ka lindur ideja për krijimin e “Portokallisë”.

Ai tha se ‘treshja’ e parë ka qenë ai, Ermal Mamaqi dhe Erand Sojli.

Më pas, Deda shtoi se më pas erdhi Gent Bejko.

Mirëpo ky i fundit ka treguar versionin e tij të kësaj historie duke përgënjeshtruar kolegun e tij.

Në një sqarim në rrjete sociale, Bejko i cili ka kohë që është zhvendosur me familjen në Kanada dhe ka qëndruar larg ekranit të televizionit shqiptar, shprehet i zhgënjyer se Jul Deda nuk ka treguar të vërtetën. Siç pretendon, ai ka qenë “truri” i krijimit të “The SHBLSH”, madje ai që ka përmendur emrin e Dedës, pasi para tij po diskutohej për t’u marrë Ledio Lako.

“Përshëndetje të gjithëve sidomos ti Jul Deda, shpresoj që ta fitosh çmimin e madh. Sa i përket diçkaje që ti ke përmendur. Në atë kohë që flitet shtator 2003, kam qenë duke vënë në skenë shfaqjen time time të parë në Togeri i Ishmorit. Në atë që kohë që flitet. Bashkë me ato djem që kisha pjesë të stafit dhe shokë të tjerë diskutuam pse mos të bëjmë një spektakël si Xen apo Buldozer. E kemi diskutuar tek rrapi. Arritën kokëshpullat ka qenë një platformë që ka qenë shumë më i pasur sesa Portokallia. Këtë platformë e kemi çuar përmes Anxhela Çikopanos tek i ndjeri Dritan Hoxha. Në mbledhjen e bërë që ti nuk ke qenë prezent, diskutohej për këtë projektin. Pagëzimin ia kam bërë unë “arritën kokëshpullat” sepse ka qenë një film “arritën titanët”. Është folur për një treshe por kjo nuk ka lidhje me SHBLSH sepse unë mbaj çdo detaj të punëve të mia dhe projekti është i shkruar me shkrim dore nga ana ime, ti thjesht je përmendur në listën e aktorëve. Në atë mbledhje nuk është përmendur ndonjë batutë “dua këtë dhe e dua dje”, kjo është një batutë që Tan Hoxha e ka thënë në Portokalli në mbledhjet që bëheshin shumë më vonë. Ne e dinim shumë mirë se çfarë formati donte Tani. Në ato mbledhje kanë qenë një pjesë e çunave por nuk ke qenë ti. Nuk është se mblodhi regjizori 3 veta, Altin Basha më kërkoi mendim dhe ia dhashë unë. Unë zgjidha midis elementëve, Gentin edhe Ermalin. Kur u largua Ermali, unë kam ardhur në Butrint ku ti bëje shfaqje. Kam ardhur dhe të kam takuar aty për një arsye shumë të thjeshtë, sepse para teje është propozuar Ledio Lako. Kur u propozua emri yt, Altini më tha ‘ç’ne që e propozon se unë e di që ti nuk flet me këtë djalë’, dhe i them që nuk është e vërtetë. Kam ardhur në Butrint, batuta ime e parë me ty ka qenë ‘urime, kam dëgjuar që ne nuk flasim bashkë’. Kujtimet mbeten kujtime por nuk është mirë që të shtrembërojnë të vërtetën. Diku refuzohet, diku mohohet. Ti e di shumë mirë që nuk para prekem nga fjalët por nuk më vjen mirë kur trajtohet emri im si ‘ishte dhe ky’. Nuk ka ishte dhe ky. Ndoshta të tjerët që përmend ishin dhe ata. Por unë nuk jam ishte dhe ai, jo, unë jam ai që ishte. Dhe që mblodhi shumë njerëz rreth vetes. Ndonjëherë më mirë tregoi të vërtetat siç janë ose mos i trego fare. Kjo nuk dua të të uli pikë përkundrazi sepse je çun me vlera dhe shumë i talentuar, prandaj kemi punuar bashkë edhe jashtë Portokollisë. Edhe në momente kur askush nuk do të donte që të punonte me ty pasi kishin frikë nga hija e vetë, e jo më e të tjerëve. Por unë nuk e njoh frikën. Kështu që të uroj suksese. Qëndro drejt, edhe fitofsh,”– sqaroi Gent Bejko.