Home Të Fundit NAMI FARE/ Kryeqyteti ‘digjet nga i nxehti’, Kukësi përfshihet nga STUHIA,...

NAMI FARE/ Kryeqyteti ‘digjet nga i nxehti’, Kukësi përfshihet nga STUHIA, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri

21

Reshjet e dendura të shiut kanë qenë prezente këtë pasdite në qytetin e Kukësit.

 

NAMI FARE/ Kryeqyteti 'digjet nga i nxehti', Kukësi përfshihet nga STUHIA, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri
Reshjet e para të shiut janë shoqëruar edhe me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 cm.

Burime për mediat bëjnë me dije se për 30 minuta reshjet e shiut ishin në intensitet të lartë dhe si pasojë

ka pasur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, kryesisht n lagjet 1,2 dhe në lagjen e re.

Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorët të mos përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.

E teksa Kukësi po përballet me një mot të paqëndrueshëm, Tirana dhe qytetet bregdetare po përballen me temperatura ekstremisht të larta.

 

NAMI FARE/ Kryeqyteti 'digjet nga i nxehti', Kukësi përfshihet nga STUHIA, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri