Home Të Fundit Nami në Rrugën e Kavajës! Shpërthen në flakë makina, tymi mbulon zonën

Nami në Rrugën e Kavajës! Shpërthen në flakë makina, tymi mbulon zonën

116

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë teksa ka qenë në lëvizje.

 

Nami në Rrugën e Kavajës! Shpërthen në flakë makina, tymi mbulon zonën

Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës”,

 

ndërsa nga raportimet paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi ka mundur të dalë nga mjeti pa lëndime.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të mjetit.

 

Forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa parprakisht dyshohet për një defekt tenkik në mjet.