Vladimir Filaj, shefi i shërbimit të djegie-plastikës në QSUT ka dhënë detaje mbi jendjen shëndetësore të Melisa Trëndafilit.
b
Ajo ndodhet në spital pasi bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, i vuri flakën.
Në një intervistë për emisionin “People” në Euronews Albania, mjeku tha se Melisa ka pësuar djegie që mbulojnë rreth 30-35% të trupit, duke përfshirë kryesisht duart, këmbët dhe kofshët.
Mjeku theksoi gjithashtu se pacientja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka mbërritur në spital, përveç dhimbjeve fizike të shkaktuara nga djegiet, për shkak të aktit të dhunshëm të bashkëshortit të saj.
“Ajo është në një një djegie 30-35% të sipërfaqes së trupit. Kjo për ne është shumë. Ka kryesisht ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme të djegura. Duart edhe këmbët, kofshët, janë të gradës së dytë dhe të gradës së tretë, po ashtu parakrahët edhe duart janë gradë e dytë”,-tha mjeku Filaj.
Prej 31 gushtit Policia e Korçës po punon për kapjen e 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili leu me benzinë bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci dhe i vendosi zjarrin.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja makabër blutë e qytetin të Korçës nuk kanë arritur të bien në gjurmët e 45-vjeçarit. Bledar Trëndafili i kishte telefonuar pasditen e së shtunës 31-vjeçares ku dhe i kishte kërkuar që të dilte nga banesa ku jetonte me dy fëmijët për të sqaruar diçka.
Çifti i bashkëshortëve, të cilët kanë nisur dhe procedurat e divorcit, u ulën shumë metra poshtë banesës ku e reja jetonte pas ndarjes nga 45-vjeçari. Bledar Trëndafili menjëherë e spërkati të renë me benzinë dhe më pas i vendosi flakën e u largua me vrap.
Duke qenë se ishte pranë një ndërtese private, 31-vjeçarja ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku i ka ardhur në ndihmë një 65-vjeçare e cila menjëherë arriti t’ia hiqte rrobat të resë dhe e kishte mjekuar me mjete rrethanore.
Më pas ajo kishte telefonuar policinë dhe ambulancën. Sakaq, dyshohet se në momentin që Bledar Trëndafili ka kryer aktin e rëndë ka qenë nën efektin e alkoolit.