Home Të Fundit Në lule të rinisë/ Shembet catia në Itali ku po punonte, i...

Në lule të rinisë/ Shembet catia në Itali ku po punonte, i merr jetën 36 vjecarit shqiptar

814

Një emigrant shqiptar 36-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në zonën e Milanos pas një aksidenti në punë.

 

Në lule të rinisë/ Shembet catia në Itali ku po punonte, i merr jetën 36 vjecarit shqiptar

Shqiptari ishte duke kryer punime rinovimi në një ndërtesë në qendër të Magenta-s të Milanos,

kur për arsye ende të paqarta, çatia u shemb dhe punëtori ra duke vdekur në vend.

 

Viktima ishte pronari së bashku me dy ortakë të tjerë, i kompanisë që po kryente punimet e ndërtesës.

 

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbardhur rrethanat e vdekjes së shqiptarit.