Home Të Fundit ‘Në promo dukesh super e shëndosh…’ Kiara Tito nuk ja përton ndjekësit...

‘Në promo dukesh super e shëndosh…’ Kiara Tito nuk ja përton ndjekësit ‘Me gjithë respektin që kam, NUK ME INTERESON AS…’

14
0

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vijë me një emision ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim.

 

'Në promo dukesh super e shëndosh...' Kiara Tito nuk ja përton ndjekësit 'Me gjithë respektin që kam, NUK ME INTERESON AS...'

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel.

Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’. Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten

me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile ”

 

'Në promo dukesh super e shëndosh...' Kiara Tito nuk ja përton ndjekësit 'Me gjithë respektin që kam, NUK ME INTERESON AS...'

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here