Home Të Fundit ‘Ne të dy kemi pirë e jemi…’ Përplasje e fortë në BBVK,...

‘Ne të dy kemi pirë e jemi…’ Përplasje e fortë në BBVK, Rezarti i kujton të ‘KALUAREN’ Oltës, ja si i përgjigjet ajo ‘Tall b**hën ti…’

19
0

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova 3”

'Ne të dy kemi pirë e jemi...' Përplasje e fortë në BBVK, Rezarti i kujton të 'KALUAREN' Oltës, ja si i përgjigjet ajo 'Tall b**hën ti...'

 

ka qenë e mbushur me tensione dhe debate mes banorëve.

Një nga momentet më të komentuara ishte përplasja verbale mes opinionistes Olta Gixhari dhe Rezart Veleshnjës.

Olta, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, kritikoi ashpër fjalorin dhe sjelljen e Rezartit, duke e quajtur atë “mashtrues” dhe duke vënë në dukje mungesën e ndjeshmërisë së tij ndaj çështjeve delikate si depresioni.

Ajo u shpreh se Rezarti kishte kaluar kufirin kur tallte problemet e shëndetit mendor të dikujt tjetër, duke theksuar se kjo ishte diçka që nuk mund të falte.

“Ça bën tjetër ti Rezart? Përveçse i thua njerëzve gjithë kohën je i sëmurë, ti nuk merr vesh, ça janë këto fjali që përdor ti?!

Këto janë tema shumë delikate dhe ka vërtet njerëz që vuajnë nga sëmundjet mendore, nga depresioni aty jashtë dhe mezi ia dalin çdo ditë dhe ti rri aty brenda edhe tall b*thën, s’ke turp!“,

ka thënë Olta e indinjuar, referuar kjo deklarata në kontekstin e një debati të mëparshëm që Rezarti kishte pasur me aktorin tjetër, Besfort Daka.

Nga ana tjetër, Rezarti nuk qëndroi i heshtur dhe iu kundërpërgjigj Oltës duke përmendur disa situata nga e kaluara e saj, duke theksuar se e njeh prej kohësh, pasi kishin qenë bashkë në shkollë.

“Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta fal dot”, u shpreh Olta, ndërsa debati vazhdoi me tone të larta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here