E ftuar në “Fan Club”, Roza Lati është vënë përballë pyetjeve të opinionistëve për situata të ndryshme që kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip!
E pyetur nga gazetari dhe opinionisti Ronaldo Sharka nëse beson te romanca e shumëpërfolur e Heidit dhe Romeos,
Roza tha se e beson në përqindje më shumë nga ana e aktorit i cili siç tregon ajo e vëzhgonte vazhdimisht të dashurën e tij dhe përkujdesej për të.
Ronaldo: Nga 0-10, sa beson ti tek romanca e Heidit dhe Romeos?
Roza: Nuk do them 5, por do them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos.
Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel, dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikesit nuk i kanë parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij.
View this post on Instagram