Home Të Fundit Nga sherri me Olsa Muhametin, tek mos pranimi si opinioniste në BBVK!...

Nga sherri me Olsa Muhametin, tek mos pranimi si opinioniste në BBVK! Einxhel Shkira i tregon të gjitha, flet për arsyet madhore si dhe…

19
0

Moderatorja Einxhel Shkira i tregoi mbrëmjen e djeshme arsyet në “Goca dhe Gra” se përse nuk pranoi të ishte në rolin e opinionistes në “Big Brother Vip Kosova”.

 

Nga sherri me Olsa Muhametin, tek mos pranimi si opinioniste në BBVK! Einxhel Shkira i tregon të gjitha, flet për arsyet madhore si dhe...

E pyetur nëse kishte bërë debat me producentët e programit, ajo tha se nuk ka bërë asnjë lloj debati dhe nuk e kupton pse gjithmonë i dalin lajme të tilla, në një kohë kur ajo nuk gjen arsye për të bërë debat, përkundrazi, është e hapur gjithmonë për të diskutuar.

“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë”

E pyetur se çfarë ndodhi pas propozimit që iu bë, Einxhel tha: “Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën”.

Por pagesa nuk ishte arsye që e pengoi Einxhelin:

“Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet. Nuk jam komode. E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here