Home tvshow Nga Zarfi i Zi tek nata më e vështirë, Arbana rrëfen prapaskenat...

Nga Zarfi i Zi tek nata më e vështirë, Arbana rrëfen prapaskenat e BB

470

Mira Kazhani: Po, e ke ndërtuar, e ke bërë gati veten për të bërë këtë që do.

Nga Zarfi i Zi tek nata më e vështirë, Arbana rrëfen prapaskenat e BB

Cili ka qenë Big Brother më i vështirë?

Nata më e vështirë për ty?

Arbana Osmani: Nata më e vështirë?

Mira Kazhani: Nata më e vështirë.

Arbana Osmani: Kanë qenë disa. Nuk di të të ndaj njërën. Kanë qenë disa.

Të gjithë mendojnë që vështirësia në një program si Big Brother është prezantimi.

Në fakt jo. Të paktën jo për mua. Për mua jo. Një program si Big Brother të kërkon 24 orë në 24.

Unë do kisha qenë më rehat po të isha mbyllur tek shtëpia e Big Brother sesa duke qenë “head of content” nga jashtë. Ke shumë përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj konkurrentëve, përgjegjësi ndaj familjarëve, ke përgjegjësi ndaj drejtuesve të televizionit dhe shifrave të audiencës që duhet t`i mbash gjithë kohën lart. Ke përgjegjësi ndaj stafit që qëndron aty bashkë me ty dhe nuk bën absolutisht asgjë tjetër. Ato 5 muaj, flas të paktën për stafin e ngushtë, ne që punonim shumë, ti nuk jeton. Unë nuk kam jetuar 5 muaj Big Brother. Përveçse për Big Brother. Unë edhe kur isha me fëmijët e mi, nuk isha me fëmijët e mi. Telefoni im gjatë natës nuk ka qenë kurrë silent. Që në momentin kur fillon e deri kur mbaron Big Brother. Asnjëherë. Nuk bën dot një udhëtim. Nuk ha dot një darkë pa qenë tërësisht e lidhur me ata, me shtëpinë e famshme. Unë mendoj që nuk ka një arsye dhe një mënyrë tjetër për ta bërë Big Brother. Qofsha unë e gabuar, ose ndoshta jam dhënë unë më shumë seç duhet. Po këtë e mendoj fort, duke parë edhe përvojën dhe eksperiencën e simotrave tona në samite dhe konferenca që kemi bërë me të gjitha shtetet që e organizojnë. Është lloji i formatit i tillë. Të do të gjithën.