Bie aksidentalisht një 27-vjeçar nga çatia e një banese në Maliq. Mësohet se 27-vjeçari K.M
teksa rregullonte çatinë e një tjetër personi, është rrëzuar duke marrë dëmtime trupore.
I riu ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës ndodhet në Komisariat.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç,
banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar
aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.