Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se një adoleshent, rreth 15-vjeç është vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Skenderbeg, ndërkohë kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 15-vjeçarin të varur dhe pa shenja jete.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar, ndërkohë ene nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë adoleshentin drejt këtij akti të rëndë.