Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Duçaj të Koplikut, ku një person ka humbur jetën.
Një 36 vjeçar dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.
Për shkak të plagëve të marra në trup, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.
Njoftimi i policisë:
Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç,
dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.
Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.