Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.
Një 15 vjeçar është plagosur në brinjë nga i ati dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shpëtim Çuka, babai i 15 vjeçarit, ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.
“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.”