Së pari duhet të kuptojmë nëse truri ynë është i mbingarkuar përmes disa shenjave që ai do tju jap.
Shenjat e para janë lodhje dhe nervozizëm. Shenjat e tjera të jashtme janë balli, sytë dhe pjesa e sipërme e mollzave të faqes.
Nëqoftëse sytë janë të futura brenda dhe balli i rrudhosur do të thotë që neuronet janë të mbingarkuara dhe të lodhura” tregoi ai.
“Së pari trupi duhet të jetë i qetë, i clodhur dhe duhet të marr produkte ushqimore që ushqejnë trurin.
Për të rritur mprehtësinë e tij një gotë me boronicë do t’i bënte shumë mirë, një lugë gjelle me fara liri, pak shafran, tërshërë, kos, një mëngjes me probiotik, sepse duke ngacmuar sistemin e tretjes ne ushqejmë sistemin nervor” u shpreh ai.
Ndërsa tregoi edhe disa alternative të çajrave bimorë që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e tij në darkë:
Në një gotë me qumësht zieni dy minuta një lugë çaji me copa kanelle dhe një lugë çaji me livando, ose bar blete.
-Një filxhan kafe me lëng shege të egër, 100 ml ujë ose qumësht dhe katër pika vaj harmonia.