Astrologe Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, ku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës.
Ndikimi i mini-eklipsit ka nisur që të martën në drekë. Duke qenë që hëna kaloi mbi saturnin ka qenë goxha i ndjeshëm dje dhe sot.
Sot përforcohet ndikimi nga Dielli që do jetë në hyrje të fortë me uranin. Kjo bën që informacione të papritura të paplanifikuara të vinë të shpeshta. Faktori i ndryshimit apo i devijimit do jetë prezent.
Sot duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizje konkrete pasi urani është planeti i të papriturës dhe i sjell ndryshimet në sekond.
Dashi
Nëse do një katër ditësh të qetë dhe të mirë, duhet të shmangë bisedat serioze pasi mund të ketë zhgënjime dhe reagime emocionale që nuk i pret.
Demi
Reagimet emocionale në territorin familjar të tyre do dominojnë. Sot dhe nesër duhet të jetë më i hapur në propozimet e reja. Urani është te ata, kështuqë sa më fleksibël të jeni aq më mirë.
Binjakët
Janë të përfshirë në vrazhdën e ndryshimeve të herë pas hershme, fokusojeni vëmendjen tuaj sot edhe nesër te puna. Sepse çfarë është diskutuar muajt e fundit në lidhje me punën do jenë tematikë sot edhe nesër.
Gaforrja
Mbyllini pak veshët, pasi keni tendencë për tu lodhur nga fjalët e shumta që dëgjoni nga të tjerët. Mos i jepni rëndësi dhe mos reagoni.
Luani
Duket sikur agjenda e tyre varet nga humori në familje dhe me partnerin. shtë në varësi se çfarë do bëjnë ata që i doni fort. Fundjavën do e kaloni me njerëz shumë selektiv.
Virgjëresha
Kanë diellin te vetja ballë për ballë urani. Duhet të jeni të hapur në çfarëdo lloj devijimi apo ndryshimi që mund të ketë agjenda e tyre përsa i përket njerëzve që bashkëpunoni. Nesër duhet ta shfrytëzoni për çfarë keni të rëndësishme për detyrimet, pasi hëna e plotë ju ndihmon t’i mbyllni këto detyrime.
Peshorja
Janë në pritje të Diellit të tyre. Ky diell do i ndihmojë të dalin në vijë të parë të javës që vjen. Por këtë 4 ditësh duhet të flisni pak më pak, që të merreni seriozisht. Hyrjet janë të favorshme.
Akrepi
Nëse duan një 4 ditësh të mirë do të duhet t’i dedikojnë kohë njerëzve të cilët ndihen sikur nuk kanë patur vëmendjen tuaj. Nëse e beni këtë atmosfera do rrjedhi butë dhe kjo hënë e plotë nuk do interferojë.
Shigjetari
Tendenca e fundjavës është që dikush ka nevoj për të. Një pjestar i familjes. Diçka që doli jashtë planifikimeve. Kjo do bëjë që vëmnedja e tyre do fokusohet në zgjidhjen e kësaj çështje.
Bricjapi
Kanë një tendencë për tu takuar me njerëz nga e kaluara. Sot edhe nesër do kenë një agjendë të ngjeshur edhe pse vëmendja e tyre është te problematikat e krijuara në familjet e tyre. Por mos u merrni me sqarime serioze sot edhe nesër paradite. Do jenë shumë më të thjeshta këto situata në fundjavë dhe në vazhdim.
Ujorët
Duhet të bëjnë çfarë është e mundur nëse duan të bëjnë ndryshime në punën apo biznesin e tyre. Mendojeni brenda ditës së sotme, pasi do gjeni zbatim.
Peshqit
Çështjet e shoqërisë është pjesa ku duhet të jenë të kujdesshëm. Kanë tendencën për të reaguar keq në ngacmime të ndryshme sociale./vizionplus.tv