Home Të Fundit ‘Njerka na rrihte, babai nuk reagonte fare…’ 14 vjecarja rrëfen përjetimet e...

‘Njerka na rrihte, babai nuk reagonte fare…’ 14 vjecarja rrëfen përjetimet e dhimbshme, denoncon njerkën ‘Duam të jetojmë me gjyshin, të paktën aty hamë bukë…’

13
0

Një 14-vjeçare e cila ka denoncuar për dhunë babain e saj dhe njerkën, ka rrëfyer së fundmi detaje nga bashkëjetesa me ta.

 

'Njerka na rrihte, babai nuk reagonte fare...' 14 vjecarja rrëfen përjetimet e dhimbshme, denoncon njerkën 'Duam të jetojmë me gjyshin, të paktën aty hamë bukë...'

14-vjeçarja përmes një lidhje telefonike në emision ‘Me Zemër të Hapur’ të autores dhe moderatoret, Evis Ahmeti, u shpreh se shpesh herë ajo së bashku me dy fëmijët e tjerë të familjes kishin rënë pre e dhunës nga njerka, por babai nuk i besonte kur këta të fundit i rrëfenin se ajo ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.

Sipas dëshmisë të së miturës, ka pasur raste që në momentet kur njerka ushtronte dhunë fizike, i pranishëm ka qenë edhe babai i tyre, por ai nuk ka reaguar.

Po ashtu, e mitura është shprehur se më të ëmën nuk janë takuar që kur ajo është larguar nga banesa dhe braktisi tre fëmijët e saj.

“Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte. Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më”, ka treguar ajo.

Në mbyllje të telefonatës, e mitura u shpreh se nuk e do rikthimin e të atit as të njerkës në shtëpi, pasi ndjehen shumë mirë tek gjyshi.

“Na pyetën psikologët e Gjykatës dhe ne treguam se na rrihte njerka, babin e futën në burg. Ne treguam se na rrihnin, na merrnin lekët, dhe njerka iku te babai i saj.

Kur njerka na rrihte babai ndonjëherë ishte aty ndonjëherë jo, ne i tregonim ai nuk na besonte. Mami nuk na takon, ajo duhet të paguajë për ne, që kur ka ikur mami vetëm muajin e parë e takuam pastaj ajo nuk erdhi më.

Njerka ka thënë që unë pi duhan, unë s’po gjej bukë për të ngrënë jo më të gjej duhan. Unë rri me gjyshin, jemi rehat të paktën hamë bukë, na ra çatia para ca javësh po na i rregulloi Bashkia tani jemi mirë. Nuk e duam në shtëpi as babain as njerkën, jemi shumë mirë këtu me gjyshin”, ka rrëfyer ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here