Home Të Fundit NUK DO E BESONI SE KUSH ESHTE NE LISTE/ Gazetarët ‘zbulojnë’ emrat...

NUK DO E BESONI SE KUSH ESHTE NE LISTE/ Gazetarët ‘zbulojnë’ emrat e disa prej konkurrentëve të BBV4

25

Kanë nisur tashmë aludimet për emrat që do të përfshihen në “Big Brother VIP 4” dhe gara duket se s’do të jetë aspak e lehtë.

 

NUK DO E BESONI SE KUSH ESHTE NE LISTE/ Gazetarët ‘zbulojnë’ emrat e disa prej konkurrentëve të BBV4
Aulona Musta ka zbuluar në programin e saj se edicioni i këtij viti do të jetë shumë special.

BBV4 do të jetë një përballje mes yjeve të tre edicioneve të shkuara dhe po, tre fituesit thuhet se janë të konfirmuar, aludoi ajo.

 

Aulona Musta: Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit Big Brother 4 do të jetë një Big Brother All Stars

ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tre edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

 

Por kush do ta fitonte këtë përballje titanësh? Gazetarët Andi Vrapi dhe Kilda Hysenbegasi dhanë parashikimet e tyre.

Andi Vrapi: Unë mendoj që fatkeqësisht, fatmirësisht është Iliri.

Kilda Hysenbegasi: Unë shikoj Luizin për të vetmen arsye sepse Luizi është nga ata personazhe siç edhe ne e pamë që e kishte studiuar më së miri patentën e Big-ut dhe nisur nga kjo gjë, ai sërish nëse do të futet në një përballje me fituesi

do të dojë që të dalë sërish fitues dhe kjo do ta bëjë që ta rishohë akoma më mirë dhe mendoj që është njeriu më i informuar nga të gjithë lojtarët për sa i përket patentës. Nisur nga kjo, ai futet me ide të qarta dhe e di lojën që ai zhvillon lojën aty brenda për ta çuar aty ku do.

Aulona shtoi se do të përbënte interes edhe Olta Gixhari pasi njerëzit e pëlqyen më shumë pas daljes nga Big Brother dhe kjo do të shfaqte një tjetër dimension të saj. Emra të tjerë që flitet se do të jenë pjesë janë Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.