Home Të Fundit Nuk do të jetë e gjithë dita me diell? Moti për sot,...

Nuk do të jetë e gjithë dita me diell? Moti për sot, cfarë pritet të ndodh pasdite dhe sa do të shënojnë temperaturat

286

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe

 

Nuk do të jetë e gjithë dita me diell? Moti për sot, cfarë pritet të ndodh pasdite dhe sa do të shënojnë temperaturat

zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike,

ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke

 

u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 31°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zona e ulëta.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

 

Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin

 

ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat lindore dhe veriore të Kosovës.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.