Home ShowBizzi “Nuk doja ta shihja në sy”/ Ori Nebijaj e thotë ‘troç’, zbulon...

“Nuk doja ta shihja në sy”/ Ori Nebijaj e thotë ‘troç’, zbulon banorin per te cilin kishte e…

20

E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure në Top Albania Radio në “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj.

Ori Nebijaj

Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni.

E pyetur nga Arbri se nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, që në fillim ka menduar ndryshe dhe pastaj e ka kuptuar rrugës që ndoshta është gabuar, Ori u përgjigj kështu:

Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht.

E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që nga darka që ne hymë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, mu duk shumë e ngarkuar dhe mu duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy se nuk e shihja dot në sy se më dukej sikur do më këputej në dorë.