Ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj ka konfirmuar romancën e re duke thënë se është shumë e lumtur.
Gazetarja e ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën, tregoi se është në një lidhje të re dashurie dhe se është e lumtur për këtë marrëdhënie të cilën e quajti “të bukur”.
A është e vërtetë që je në një lidhje dashurie pas daljes nga Big Brother?
Ledjona: Unë di që jam shumë e lumtur dhe e tregon veshja dhe buzëqeshja ime..
Do të thotë që po?
Ledjona: E lumtur po
Je e dashuruar? Je në një romancë?
Ledjona: Jam në fillimet e një romance, është e bukur…