Home Të Fundit ‘Nuk ma bënë zemra t’i them që shoku jot ndërroi jetë…’ Flet...

‘Nuk ma bënë zemra t’i them që shoku jot ndërroi jetë…’ Flet babai i të m*turit që është i pIagosur dhe ndodhet në spital ‘Ato ishin shokë prej 7 vitesh…’

14
0

Flet babai i të miturit që mbeti i plagosur sot si pasojë e sherrit të përgjakshëm pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

 

'Nuk ma bënë zemra t'i them që shoku jot ndërroi jetë...' Flet babai i të m*turit që është i pIagosur dhe ndodhet në spital 'Ato ishin shokë prej 7 vitesh...'

Në një prononcim për emisionin ‘Open’, babai i të plagosurit tha se i biri e ka kaluar rrezikun dhe se tashmë është në gjendje të qëndrueshme.

Ai tha se ka folur me të birin, por nuk i ka treguar ende se shoku i tij ka ndërruar jetë. Ata janë miq prej 7 vitesh tha babai i të plagosurit.

Më tej ai tregoi se djali i tij ishte goditur 4 herë me thikë.

Ndërkohë që zbuloi se ditën e premte viktima isht goditur brenda oborrit të shkollës.

Ai tha se djali i tij shkoi sot te shkolla ‘Fan Noli’ sot të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur.

Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin e tij dhe viktimën.

“Për momentin është në gjendje shumë të mirë e ka kaluar pjesën e parë të traumës. Tani është në gjendje normale doli nga salla. Ka kryer një ndërhyrje. I kanë vënë një tub të nxjerrë gjakun nga mushkëria. Ka 4 goditje. Më tha se shkoi te Fan Noli për një shokun e tij .

Nuk e di për çfarë janë konfliktuar.. e dimë që viktima ditën e premte është goditur në oborr të shkollës.. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.

Djali im më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar.
Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tha ai për emisionin “Open”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here