Bisedat mes banorëve të ‘BBV3’ teksa flasin lidhur me komunikimet
që kanë me familjarët e tyre janë të shumta, por publikimi i video nuk janë.
Kjo pasi shumë prej këtyre videove nuk publikohen nga produksioni ose të paktën fshihen prej rrjeteve pas disa momentesh.
Një video që po qarkullon kudo lidhet me Françeskën e cila ka zbuluar diçka lidhur me të dhe bashkëshortin e saj.
Gjatë një momenti të ditës, Françeska i drejtohet Romeos duke i thënë se bashkëshorti i saj ka telefonuar çdo ditë i shqetësuar në TCH për Françeskën, pasi ka parë gjendjen e saj.
“Ti nuk e di që Ervisi (bashkëshorti i Françeskës) ka marrë çdo ditë në telefon këtu në Top i shqetësuar për
mua se ka thënë o zot mos, ça ka ndodhur me Françeskën.” –
ka thënë Françeska ndër të tjera ndërsa Romeo i thotë “mos u viktimizo se të thanë kujdes mikrofonin.” / Syri.net