Home Të Fundit O zot i madh gjithë ky djalë! Del fotoja, ky është 17...

O zot i madh gjithë ky djalë! Del fotoja, ky është 17 vjecari që ndërroi jetë nga aksidenti tragjik i mbremshëm

123

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen “Bakushe Visha”.

 

O zot i madh gjithë ky djalë! Del fotoja, ky është 17 vjecari që ndërroi jetë nga aksidenti tragjik i mbremshëm

I riu ishte duke kaluar vizat e bardha, kur u përplas nga një mjet tip “Hyundai” që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

 

Për shkak të shpejtësisë, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Pas aksidentit policia arrestoi edhe drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.