Home Të Fundit Pa shtëpi dhe me dy k*foma në qiell të hapur….Detaje nga ngjarja...

Pa shtëpi dhe me dy k*foma në qiell të hapur….Detaje nga ngjarja e rëndë në Has, flasin familjarët ‘ U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte…’

11
0

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

 

Pa shtëpi dhe me dy k*foma në qiell të hapur....Detaje nga ngjarja e rëndë në Has, flasin familjarët ' U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte...'

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Si pasojë e zjarrit, humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57-vjeç dhe Fatime Lushi 82-vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

Një bashkëfshatar i viktimave në një prononcim për mediat, tregon se ka qenë e pamundur për t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda”, – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet”, thotë Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58”, shton Shkozet Bebexhia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here