Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme.
Makina “Ferrari” e lojtarit, u përfshi papritur nga flakët.
Brenda makinës ishte Hysaj së bashku me vjehrrin e tij.
Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike.
Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht. Vetë mbrojtësi në
një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.
“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua.
Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.